Deda kritikon pauzën në Kuvend: Çka keni tash që po zvarritni – me 11 shkurt nënkryetarët u votuan në paku, nuk pati dilema
Analisti politik Ilir Deda ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku seanca konstituive është ndërprerë për 30 minuta pas mospajtimeve rreth mënyrës së votimit të kandidatëve për nënkryetarë. Deda ka vënë në pikëpyetje arsyen e debatit për procedurën e votimit, duke iu referuar një rasti të mëparshëm kur, sipas tij, nënkryetarët ishin votuar në pako pa krijuar dilema të tilla procedurale,…
Lajme
Analisti politik Ilir Deda ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku seanca konstituive është ndërprerë për 30 minuta pas mospajtimeve rreth mënyrës së votimit të kandidatëve për nënkryetarë.
Deda ka vënë në pikëpyetje arsyen e debatit për procedurën e votimit, duke iu referuar një rasti të mëparshëm kur, sipas tij, nënkryetarët ishin votuar në pako pa krijuar dilema të tilla procedurale, transmeton lajmi.net.
“Me 11 shkurt nuk pat dilema si votohen nënkryetarët e Kuvendit, u votuan të gjithë në pako. Çka keni tash që po zvarritni? Edhe ashtu kjo “seancë konstituive” duhet të merr validimin nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Deda.
Reagimi i tij vjen pak pasi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kërkoi ndërprerjen e përkohshme të seancës.
Sipas raportimeve, pauza u kërkua pas mospajtimeve mes subjekteve politike lidhur me formën se si duhet të hidhen në votim kandidatët për postet e nënkryetarëve të Kuvendit. Kjo për shkak se tentohet që nënkryetarët që vijnë nga pakicat të votohen veçant dhe jo në pako.
Haxhiu ka kërkuar që gjatë pauzës të zhvillojë një takim me shefat e grupeve parlamentare, me synimin për të gjetur një zgjidhje për procedurën e votimit.
Në reagimin e tij, Deda e ka cilësuar situatën si zvarritje, ndërsa ka ngritur edhe çështjen e vlefshmërisë kushtetuese të vetë procesit të konstituimit të Kuvendit./lajmi.net/