Kerçeli i VV-së kritikon Ramën për protestën e 1 shtatorit: Mos e përdorni Prishtinën për beteja politike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me protestën e paralajmëruar për 1 shtator. Kërçeli ka thënë se protesta, e cila përkon me ditën e fillimit të procesit mësimor, mund të ndikojë edhe më shumë në rëndimin e komunikacionit në kryeqytet. Sipas tij, Rama po tenton ta arsyetojë…

Lajme

31/08/2026 10:33

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me protestën e paralajmëruar për 1 shtator.

Kërçeli ka thënë se protesta, e cila përkon me ditën e fillimit të procesit mësimor, mund të ndikojë edhe më shumë në rëndimin e komunikacionit në kryeqytet.

Sipas tij, Rama po tenton ta arsyetojë bllokimin e komunikacionit me protestën që pritet të mbahet.

“Përparim, qytetarët e kryeqytetit nuk e meritojnë këtë që po e përjetojnë përditë nga qeverisja juaj”, ka shkruar Kërçeli.

Deputeti i LVV-së ka deklaruar se qytetarët e Prishtinës nuk e kanë votuar Ramën për të zhvilluar agjenda kundër Qeverisë qendrore, por për të qeverisur me kryeqytetin dhe për të zgjidhur problemet e qytetarëve.

“Mos e përdorni Prishtinën për beteja politike. Kryeqyteti ka nevojë për punë, jo për arsyetime”, ka theksuar Kërçeli.