E keqtrajtoi qenin: Policia arreston të dyshuarin
Para disa ditëve ka qarkulluar një video bizare, ku shihej një person duke keqtrajtuar një qen të vogël. Policia në raportin 24 orësh, kanë njoftuar se i dyshuari është arrestuar, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Rr. Studenti, Prishtinë 29.04.2024 – 10:00. Njësitë policore duke vepruar në bazë të autorizimeve të…
Lajme
Para disa ditëve ka qarkulluar një video bizare, ku shihej një person duke keqtrajtuar një qen të vogël.
Policia në raportin 24 orësh, kanë njoftuar se i dyshuari është arrestuar, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Studenti, Prishtinë 29.04.2024 – 10:00. Njësitë policore duke vepruar në bazë të autorizimeve të marra nga prokurori, më 03.05.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi i njëjti është parë në disa video incizime duke e keqtrajtuar një kafshë (qen). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” /Lajmi.net/