Kepa dhe Rudiger përplasen në stërvitje

Kepa Arrizabalaga dhe Antonio Rudiger thuhet se kanë pasur një përplasje fizike.

Sport

05/04/2021 11:41

Futbollsitët e Chelseat, Kepa Arrizabalaga dhe Antonio Rudiger janë përplasur fizikisht në qendrën stërvitore, “Cobham” të Chelseat, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit të “Bild”, Christian Falk, dyshja ishin përplasur në seancën stërvitore, por pastaj Rudiger kishte kërkuar falje në zhveshtore ndaj Kepas.

Sipas Falk, dyshja e ka lënë prapa incidentin dhe janë pajtuar, asnjë problem për Tuchel në këtë aspekt./Lajmi.net/