Kepa bëri pritjen e vitit nga penalltia
Chelsea janë kualifikuar në finale të Ligës së Evropës pas një fitore të vështirë pas ekzekutimit të penalltive në ‘Stamford Bridge’ kundër Eintracht Frankfurtit.
Sport
Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën fitues, duke përfunduar 1:1.
Në serinë e penalltive, heroi i Chelsea doli të jetë portieri Kepa Arizabalaga, që priti dy tentime të lojtarëve të skuadrës gjermane.
Një pritjes e penalltisë nga portieri spanjoll, ishte vërtetë interesante.
Bëhet fjalë për penalltinë e Martin Hinteregger, e cila po shkonte në mes të këmbeve të portierit të Chelsea, i cili bëri një ulje të vogël për të bllokuar këtë goditje me këmbën e djathtë.
Këtë penallti mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/
