Keni qenë të dobët në matematikë? Shkenca thotë mund të jeni gjeni

Nëse jeni një prej atyre studentëve qe keni pasur ankthe për shkak matematikës, kemi disa lajme të mira për ju.

Fun

15/11/2019 18:49

Të keni talent natyror për matematikë është një mit.

Ju në të vërtet mund të jeni gjeni i fshehtë dhe i pazbuluar, raporton “The Independent”, transmeton lajmi.net.

Në fakt, Elsbeth Stern, një profesor në Universitetin e Teknikut në Zvicër në një artikull të vetën duke thënë se matematika është një aftësi themelore njerëzore.

Natyra i ka paisur qeniet njerëzore me njohuri intuitive të numrave. Stern argumenton se notat e këqija të matematikës zakonisht burojnë nga mësimi jo efektiv i matematikës- megjithatë ky supozim zhvendoset kur bëhet fjalë për aftësitë e të të mësuarit.

Të punojmë më shumë është më e rëndësishme sesa gjenetika

Fëmijëve të cilëve iu ka prezantuar matematika që nga një moshë të hershme janë më të mirë në këtë lënd, për shkak se ata kanë punuar më shumë në këtë aspekt.

Ndërsa, fëmijët të cilët nuk janë prezantuar me këtë lënd në moshë të hershme mund të besojnë se nuk kanë tru për matematik dhe kështu e humbin vetëbesimin me tentimin e parë.

Nuk është se sa inteligjentë janë studentët, por se sa të motivuar dhe se sa u janë nënshtruar kësaj lënde. /Lajmi.net/