“Keni 24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e Policisë…” – PK njofton se ky email që po qarkullon është i rremë

Policia e Kosovës ka njoftuar se po qarkullon një email me disa informacione të rreme që kinse i përkasin Policisë, dhe organizatave të ndryshme. “Këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuara “FTESË/ARRESTIM I MENJËHERSHËM”, të lëshuara siç potencohen në e-mail nga stafi i lartë menaxhues i PK-së, Agjencia e…

Lajme

28/10/2025 16:15

Policia e Kosovës ka njoftuar se po qarkullon një email me disa informacione të rreme që kinse i përkasin Policisë, dhe organizatave të ndryshme.

“Këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuara “FTESË/ARRESTIM I MENJËHERSHËM”, të lëshuara siç potencohen në e-mail nga stafi i lartë menaxhues i PK-së, Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Kosovës, Byroja Federale e Hetimeve (FBI), Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik dhe Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) etj., e që kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për siç ceket “Keni 24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë, departamenti i krimit kibernetik”, NUK janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-mail-e/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara”, ka njoftuar Polici.

Policia e Kosovës, ka filluar hetimet intensive duke angazhuar njësitet kompetente policore me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale.

“Policia e Kosovës njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave/mashtrimeve të tilla dhe kushdo që mund të pranojë ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së [email protected] për trajtim dhe kompetencë të mëtejme”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/