Këngëtarit Labinot Tahiri i ndalohet hyrja në Maqedoni, shkak protesta “Monstra”! (Foto)
Këngëtarit kosovar, Labinot Tahiri i është ndaluar hyrja në Maqedoni, shkaku i prezencës së tij në protestat e rastit Monstra.
Lajme
Këngëtari e ka dëshmuar këtë në rrjetin e tij të Facebook-ut, ku edhe ka shpërndarë vendimin për ndalesë në Maqedoni.
Në vendimin e MPB-së, Labinot Tahirit i ndalohet hyrja në Maqedni deri në korrik të 2015. Ai u ndalau sonte në orën 19:45 në pikën kufitare Bllacë.
“Unë asnjëherë nuk kam pasur ndalesë sa i përket ardhjes sime në Maqedoni! Sonte kam pasur një mbrëmje në Shkup, por u ndalova që të hy brenda kufirit, më vjen keq shumë! Unë këtë ndalesë e kam deri në korrik të 2015!.
Unë këtë ndalesë e kam për pjesëmarrjen time që isha me datën 04.07.2014 në PROTESTË PER RASTIN MONSTRA!
Ne atë kohë isha vetëm përkrahës i vëllezërve tanë në mënyrë paqësore, por tani e kam të ndaluar!
Qofshim te bashkuar gjithmonë ne shqiptarët!”, shkruan në Facebook, Labinot Tahiri.