Këngëtari nga Kosova pjesë e Festivalit të RTSH-së?

Festivali RTSH edhe në këtë vit do ketë shumë emra që do konkurrojnë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

ShowBiz

31/10/2017 20:00

E një këngëtar që pritet të jetë pjesë e këtij formati, është këngëtari kosovar Durim Morina i cili në publikun shqiptar, por, edhe atë amerikan njihet me nofkën ‘Mirud’, shkruan lajmi.net

Është faqja ‘Eurovision Kosovo’ në Facebook, që ka hedhur dy fotografi të këngëtarit, duke lënë mundësinë për një pjesëmarrje të tillë.

Deri më tani, ‘Mirud’ nuk ka bërë një pohim apo mohim të tillë, madje, nuk është prononcuar fare për medie.

Fotot e këngëtarit, janë komentuar nga fansat, të cilët po e dëshirojnë pjesëmarrjen e tij në këtë festival. E se a do t’ua plotësojë dëshirën simpatizuesve të tij, presim të shohim./Lajmi.net/

screenshot_2