Këndellet Tottenham, triumfon ndaj Aston Villas

Tottenham ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Aston Villas, në kuadër të xhiros së shtatë në Premierligë.

Sport

03/10/2021 16:52

Spurs ia dolën të fitojnë me rezultat të ngushtë 2 – 1, shkruan lajmi.net.

Hojbjerg ndryshoi rezultatin pas një asistimi të bukur nga Son (27′).

Ky ishte goli i vetëm për këtë pjesë, pavarësisht rasteve të shumta.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, Aston Villa barazoi rezultatin përmes Ëatkins (67′).

Mirëpo, pas vetëm katër minutave, Tottenham gjeti sërish golin, këtë herë ishte Lucas Moura (71′).

Me këtë fitore, Tottenham ngritët në pozitën e tetë me 12 pikë, derisa Aston Villa bie në të 10-ten me 10 sosh./Lajmi.net/