Këndellet Milani, humb Barça

Milani fitoi në udhëtim ndaj Celticut me rezultat 3:0, por nuk e siguroi ende kualifikimit për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, për shkak të fitores së befasishme të Ajaxit ndaj Barcelonës. Rossonerët fituan shumë më lehtë se që pritej në Glasgoë falë golave nga Kaka, Cristian Zapata dhe Mario Balotellit. Me këtë fitore,…

Sport

26/11/2013 21:48

Milani fitoi në udhëtim ndaj Celticut me rezultat 3:0, por nuk e siguroi ende kualifikimit për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, për shkak të fitores së befasishme të Ajaxit ndaj Barcelonës.

Rossonerët fituan shumë më lehtë se që pritej në Glasgoë falë golave nga Kaka, Cristian Zapata dhe Mario Balotellit.

Me këtë fitore, skuadra e trajnerit Massimiliano Allegri u ngjit në kuotën e tetë pikëve, por ka vetëm një më tepër se Ajax që gjendet në pozitën e tretë pas fitores së madhe ndaj Barcelonës – që pësoi disfatën e parë këtë edicion – me rezultat 2:1.

Thulani Serero dhe Danny Hoesen kaluan gjigantin holandez në epërsi prej dy golave. Mirëpo, pak pas fillimit të pjesës së dytë Ajaxi mbeti me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të Joel Vetman në rastin ku u akordua penallti për Barcelonën të cilën e konkretizoi Xavi.

Mirëpo, mysafirët nuk e shfrytëzuan avantazhin numerik dhe pësuan humbje të befasishme.

 Rezultatet

Celtic – Milan 0:3

Ajax – Barcelona 2:1

 Tabela

Barcelona 10

Milan 8

Ajax 7

Celtic 3