Kendall e Kylie Jenner shkëlqejnë në ESPY (Foto)
Motrat Jenner kanë tërhequr mjaft vëmendje në ceremoninë e mbrëmshme të ESPY.
ShowBiz
Kendall edhe një herë është bërë temë diskutimi për të mirë, me fustanin e veçantë që ka zgjedhur për të veshur, transmeton Lajmi.net.
Ndërsa as Kylie nuk mbet prapa, duke veshur me shumë sukses një fustan të gjatë ngjyrë ari, i gjithi duke shkëlqyer.
Dyshja kanë qenë të pranishëm për të përkrahur babain e tyre që është shëndrruar në femër, Catelyn Jenner. (Lajmi.net)