Kenan Haxhihamza fiton çmimin “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 23-të në Albi Mall Superligë i është ndarë për herë të dytë portierit të SC Gjilanit, Kenan Haxhihamza. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të…

Sport

10/03/2025 16:06

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 23-të në Albi Mall Superligë i është ndarë për herë të dytë portierit të SC Gjilanit, Kenan Haxhihamza.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Bujar Guta, Milaim Humolli dhe Fatmir Mehmeti. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 23-të t’i takojë Kenan Haxhihamzës, i cili, me pritjet e tij gjatë tërë ndeshjes dhe me penaltinë që arriti ta mbrojë në minutat shtesë, ishte më meritori në fitoren e SC Gjilanit kundër FC Feronikelit 74, e cila përfundoi me rezultat minimal 1:0.

Pasi mori këtë çmim, Haxhihamza u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës: “Momenti ka qenë pak interesant, sepse fillimisht nuk e kam pritur që do të akordohet penallti. Nuk e kisha të qartë situatën, por më pas gjithçka shkoi në favorin tim. Arrita ta pritja atë penallti, që ishte vendimtare për ekipin, dhe në fund arkëtuam tri pikë shumë të nevojshme.

Ambiciet tona janë të qarta, të vazhdojmë këtë formë të mirë dhe të synojmë Evropën. Ky është edhe objektivi i klubit dhe shpresojmë ta arrijmë

Gjithmonë çmimet të motivojnë për më shumë. Përderisa e kam fituar dy herë, pse të mos tentoj ta marr edhe për herë të tretë?

Gjithçka ka ndodhur falë punës ekipore dhe shpirtit luftarak që kemi treguar në fushë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Me këtë rast, dua t’i uroj të gjithë ata që agjërojnë në këtë muaj të shenjtë, Zoti i begatoftë dhe i shpërbleftë për këtë agjërim.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.