Kelmendi: Pjesëmarrja ime aktive në PDK është e panevojshme

Deputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi thotë se nuk është i pakënaqur me PDK-në, parti kjo në cilën kaloi nga AAK-ja, por ai kërkon angazhim në Qeveri.

Lajme

11/03/2016 18:12

E në rast se nuk ndodh kjo e fundit, Kelmendi thotë se do detyrohet të gjej rrugë tjetër.

Në një intervistë në Klan Kosova, pas lajmit se ai do tërhiqet nga PDK-a dhe nga mandati si deputet, thotë se ka marr rekomandime nga miqtë dhe përkrahësit që të mundohet deri në momentet e fundit, e mos të tërhiqet kaq shpejtë.

Ai pranon se pjesëmarrja e tij aktive, është e panevojshme në PDK.

Vlerëson se Qeveria aktualisht ka njerëz që ekonomin e njohin vetëm në teori.

“Çka të bëjë unë me energjinë që kam, nuk kam as nuk kam pasur asnjë të keqe në këtë parti, ky mllef ka të bëjë vetëm për mundësitë e kontributit tim në zhvillim ekonomik”, tha ai.

“Pjesëmarrja ime aktive në PDK është e panevojshme”, tha Kelmendi.

Ai thotë se mundësitë e tij në PDK, nuk duhet shihen si shikues, por kërkon angazhim dhe përgjegjësi.

“Ndryshimi i gjendjes ekonomike në Kosovës është dashtë të ndryshohet brenda gjashtë muajve, asnjë Qeverie nuk i duhet më shumë. Nuk është dështim i plotë por nuk është i duhuri ajo që ka ndodh. Është dashtë me u punësu nga 150 njerëz brenda ditës, duke pasur parasysh premtimet që kanë dhënë dhe nevojën për vende pune”, tha deputeti Ramiz Kelmendi.

Kelmendi bëri të ditur se i kanë mbetur edhe pak vite për të dal në pension, e tha se kërkesa e tij për angazhim në Qeveri nuk duhet shihet si kërcënim por si nevojë për t’i dhënë mundësi të implementimit të ideve.

Pranoi se kjo që ka paralajmëruar është akt i madh, dhe tha se nuk i intereson ndonjë ministri që nuk ka të bëjë me ekonomin.

“Do ruhem, por ndoshta do detyrohem të gjej rrugë tjetër”, tha Kelmendi kur u pyet çfarë do të bëjë nëse nuk i japin ndonjë dikaster./ Lajmi.net