​KEK-u del me njoftim pas protestës së banorëve të Shipitullës për shpronësimin e tokave

Korporata Energjetike e Kosovës pas protestës së banorëve të fshatiti Shipitullë të Komunës së Obiliqit ka dal me njoftim lidhur me shpronësimet e tokave. “Korporata Energjetike e Kosovës.. përsëri njofton banorët përreth fushës së operimeve të cilët përmes protestave po shprehin pakënaqësitë e tyre rreth procesit të shpronësimit, se përvetësimi i tokës për nevoja xehetare…

Lajme

02/07/2024 16:16

Korporata Energjetike e Kosovës pas protestës së banorëve të fshatiti Shipitullë të Komunës së Obiliqit ka dal me njoftim lidhur me shpronësimet e tokave.

“Korporata Energjetike e Kosovës.. përsëri njofton banorët përreth fushës së operimeve të cilët përmes protestave po shprehin pakënaqësitë e tyre rreth procesit të shpronësimit, se përvetësimi i tokës për nevoja xehetare (përmes Zhvendosjes/Shpronësimit) nga KEK bëhet vetëm bazuar në Planin Kryesor Xehetar dhe në legjislacionin në fuqi, përfshirë Kornizën e Politikave të Zhvendosjes (KPZH), Ligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme në Kosovë dhe Ligjin për Miniera dhe Minerale (LMM)”, thuhet në njoftim.

Poashtu në njoftim thuhet se sa i përket shqetësimeve (pretendimeve) të banorëve në lidhje me procesin e shpronësimeve, KEK0u të gjitha i ka adresuar tek organet relevante të drejtësisë.

“Prandaj, sa i përket përvetësimit të tokave dhe zgjerimit të minierave (për arsye të tjera), që nuk janë në përputhje me Planin Kryesor Xehetar, dhe planet tjera operative, përsëri ju bëjmë te ditur se kjo çështje është përtej kompetencave dhe interesit të KEK sh.a”, përfundon njoftimi.

Dhjetëra banorë të fshatit Shipitullë të Obiliqit, kanë protestuar para zyrave të KEK-ut në Prishtinë. Banorët kanë kërkuar takim me bordin e KEK-ut lidhur me shpronësimet e tokave.