Keisi mbështet Stresin për projektin e ri, shikojeni si e quan

Mbështetje të madhe për këngën e re, Stresi pa dyshim që merr nga partnerja.

ShowBiz

14/11/2020 15:04

Reperi ka publikuar dje projektin e ri muzikor me titull “Për veti”, shkruan lajmi.net.

Kënga e reperit erdhi në bashkëpunim me Finem dhe Solo, e shoqëruar edhe me videoklip.

Për këtë projekt, Stresi mori komente pozitive në orët e para të publikimit dhe menjëherë u vërejt suporti i partneres.

Para publikimit të këngës Keisi me anë të një postimi tha se po e priste “hitin”, ndërsa pasi u publikua kënga e postoi atë në llogarinë e saj teksa kur e etiketoi reperin ia vuri kurorën e mbretit tek emri.

Dyshja kohë pas kohe bëjnë ‘lojëra’ me publikun duke i bërë të besojnë se janë ndarë, por ata janë të lumtur pranë njëri-tjetrit. /Lajmi.net/