KEDS kap edhe një kompani taksish që mbushte veturat elektrike në të ‘zezën’, dëmi mbi 33 mijë euro
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka njoftuar se kanë identifikuar edhe një kompani të taksive që po mbushte veturat elektrike në të “zezën”. Siç njofton KEDS, kjo kompani ndodhej në Fushë Kosovë dhe pronari i kësaj kompanie kishte instaluar një njehsor elektrik pa dijeninë e KEDS-it dhe pa e regjistruar fare atë,…

Lajme
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka njoftuar se kanë identifikuar edhe një kompani të taksive që po mbushte veturat elektrike në të “zezën”.
Siç njofton KEDS, kjo kompani ndodhej në Fushë Kosovë dhe pronari i kësaj kompanie kishte instaluar një njehsor elektrik pa dijeninë e KEDS-it dhe pa e regjistruar fare atë, shkruan lajmi.net.
Sipas KEDS-it, 33,500.04 euro është bilanci i humbjeve që ky biznes duhet t’ia rikthejë atyre.
“Kjo është kompania e dytë e taksive me vetura elektrike, të cilën KEDS-i e ka zënë duke vjedhur rrymën.Kushdo që joshet për të vjedhur rrymën, le të mendojë dy herë e le të besojë se KEDS-it nuk i shpëton asnjë rast pa u identifikuar. ZERO tolerancë ndaj keqpërdoruesve të energjisë elektrike! Vjedhja e rrymës t’len pa rrymë”, ka njoftuar KEDS. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: