Kearns për deklaratat e ministres serbe për spastrim etnik në Kosovë: Turp, asgjë s’mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë
Deputetja britanike, Alicia Kearns i ka quajtur të turshme dhe “njollë mbi Qeverinë e Serbisë” deklaratat e ministres serbe, Snezhana Paunoviq për spastrim etnik në Kosovë. “Mbështetja e turpshme e ministres serbe Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik në Kosovë është një njollë mbi Qeverinë e Serbisë”, shkroi ajo në një postim në X. Kearns shkroi…
Lajme
Deputetja britanike, Alicia Kearns i ka quajtur të turshme dhe “njollë mbi Qeverinë e Serbisë” deklaratat e ministres serbe, Snezhana Paunoviq për spastrim etnik në Kosovë.
“Mbështetja e turpshme e ministres serbe Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik në Kosovë është një njollë mbi Qeverinë e Serbisë”, shkroi ajo në një postim në X.
Kearns shkroi se “njerëzit që sot janë në të tridhjetat i kujtojnë mizoritë që forcat e Millosheviqit i kryen ndaj tyre dhe familjeve të tyre”.
Deputetja britanika thotë se asnjë përpjekje e tillë s’mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë.
“Asnjë përpjekje për t’i arsyetuar – apo, edhe më keq, për t’i lavdëruar – këto krime nuk mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë. Mos harroni kurrë”.
Serbian Minister Snezana Paunovic’s disgraceful support for ethnic cleansing in Kosovo is a stain on Serbia’s Government.
People in their thirties today remember the atrocities committed on them and their families by Milosevic’s forces.
No attempt to justify – or worse –…
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) July 15, 2026