Kean me lëvdata për Ronaldon: Është person i mirë
Cristiano Ronaldo është cituar si një ndikim kryesor në karrierën e tij nga sulmuesi i Everton, Moise Kean.
Sport
Ylli i Juventusit Ronaldo, i cili e përfundoi sezonin në Serie A me 31 gola për ta bërë atë lojtarin e tretë që arriti kuotën e aq golave për torinezët, ishte shoku skuadër me Kean sezonin e kaluar.
Përshtypja kaq pozitive që Ronaldo i bëri 20-vjeçarit, bëri që ai ta quante atë si ndihmesën kryesor për t’u rritur si lojtar, transmeton lajmi.net.
”Të gjithë e dinë se si ai është një lojtar i pabesueshëm – ai është më i miri – por edhe ju duhet ta shikoni personin, dhe ai është një person i mirë”.
”Ai më ndihmoi shumë kur isha në Juve”, shpjegoi Kean për uebfaqen zyrtare të Everton, ku luan aktualisht. /Lajmi.net/