Kean arrin marrëveshje me Everton
Befasia më e madhe në merkato duket se do të bëhet nga skuadra angleze, Everton.
Sport
Everton janë shumë afër të transferojnë talentin premtues të Juventus, Moise Kean.
Sipas raportimeve të ‘Goal’, Everton janë gati që të paguajnë 40 milionët e kërkuara nga Juventus, për Kean, i cili edhe vet është pajtuar për kalimin në Premierligë, transmeton lajmi.net.
Talenti premtues pati një sezon ëndrrash (sezoni i kaluar), duke shënuar shtatë gola në 17 paraqitje me Juventus.
Lojtari fitoi edhe ftesën e Mancini në kombëtaren e Italisë, duke shënuar dy gola në tri paraqitje.
Në marrëveshjen e nënshkruar, Juve do të ketë të drejtën që ta rikthejë lojtarin, nëse duan. /Lajmi.net/