Kë favorizojnë ekspertët për ndeshjen Skënderbeu – Dinamo Zagreb?

Skuadra e Skënderbeut sot do të zhvillojë duelin historik ndaj Dinamo Zagrebit. Nëse siguron një rezultat të favorshëm, Skënderbeu mund të cilësohet kandidat serioz për të vazhduar tutje në grupe Ligën e Kampionëve.

Sport

19/08/2015 16:00

Por, sa favorizohet skuadra korçare nga ekspertët?

Një webfaqe që merret me parashikime të ndeshjeve nga ekspertët, mes tjerash, ka parashikuar edhe ndeshjen Skënderbeu – Dinamo, shkruan lajmi.net.

Sistemi i webfaqes është i mbledh 100 ekspertë dhe ata parashikojnë ndeshje të ndryshme nga pothuajse të gjitha kampionatet evropiane.

Për ndeshjen Skënderbeu Dinamo, nga 100 ekspertë, 70 mendojnë se ndeshjen do e fitojë skuadra kroate.

Vetëm 7 nga ta mendojnë se do të fitojë skuadra vendase, kurse 23 mendojnë se ndeshja do të përfundojë barazim.

Nga këta 100 ekspertë, 2 rezultatet që janë parashikuar më së shpeshti janë 0-2 dhe 0-4, gjithnjë në të mirë të kroatëve.

Përveç ekspertëve, edhe kompanitë e basteve favorizojnë Dinamon.

Fitorja e Skënderbeut kuotohet me 4.1, barazimi me 3.25 kurse fitorja e Dinamos me 1.85. /lajmi.net