KB Rahoveci shënon fitore dramatike ndaj KB Yllit në Therandë
KB Rahoveci e ka fituar ndeshjen e parë të serisë gjysmëfinale të Play Offit në elitën e basketbollit të Kosovës.
Sport
Vreshtarët, kanë shënuar fitore të ngushtë por shumë të rëndësishme ndaj KB Yllit në Therandë.
Ndeshjet e zhvilluar në palestrën ’13 qershori’ u fitua me rezultat 96:93 nga skuadra e Rahovecit, shkruan lajmi.net.
Rrjedha e ndeshjes ishte e barabartë, me vendasit që kishin epërsi jo aq të thellë pas përfundimit të çerekut të tretë.
Dallimi u bë në çerekun e katërt, të cilin e fitoi KB Rahoveci me rezultat 14:23, për të shënuar fitore shumë të rëndësishme.
Seritë gjysmëfinale zhvillohen me pesë ndeshje, dhe ndeshja e radhës zhvillohet sërish në Therandë./Lajmi.net/


