Kawasaki krijon një motoçikletë 300kf

Askush nuk ka nevojë për një motoçikletë me 300 kuaj-fuqi. Dhe dyshojmë se dikush kërkonte një të tillë. Por kjo nuk do të thotë që ne jemi të pakënaqur me motoçikletën e krijuar nga Kawasaki.

Auto & Tek

23/10/2014 20:52

Kawasaki morri sfidën e krijimit të një motoçiklete të tillë, duke i dhënë adhuruesve të motoçikletave modelin e quajtur Ninja H2R.

Prapa këtij trupi çmendurisht të bukur gjendet një motor shumë i fuqishëm, që e bënë këtë motoçikletë ‘prodhimin më të fuqishëm’ të motoçikletave në botë të bërë ndonjëherë, transmeton Lajmi.net.

Kjo super-motoçikletë u dizajnua nga dega e Kawasaki që kalon shumicën e kohës duke krjiuar motorë për aeroplanë.

H2R është një makineri e dizajnuar dhe e ndërtuar për të qenë motoçikleta më e shpejtë në botë që një njeri mund ta blejë.

Motoçikleta u lansua nga Kawasaki muajin e kaluar, dhe këtë javë ajo e bënë debutimin e saj në Amerkë të Veriut në ngjarjen Ndërkombëtare të Motoçikletave në Orlando, transmeton Lajmi.net.

Është e projektuar në mënyrë rigoroze për të bërë rrugën e duhur, për shkak se janë vetëm disa vende në botë që do të mund ta shohin atë dhe performancën e saj.

Kawasaki nuk ka zbuluar më shumë informata, por vetëm pamja e kësaj motoçiklete thotë shumë.