Kavanoz me prezervativë: Dhurata që i bëri nëna djalit 18-vjeçar për ditëlindje

Një nënë është kritikuar në internet për dhuratën që ia bëri djalit të saj në ditëlindjen e 18-të.

Fun

10/09/2019 14:21

Në dhuratën e ditëlindjes përfshihej një kavanoz ushqimesh, e mbushur me para, prezervativë dhe çamçakëz, transmeton lajmi.net.

Një fotografi që shfaqte dhuratën e ditëlindjes u postua nga një grup i dedikuar për nënat në rrjetin social ‘Facebook’.

“Djali im u zgjua dhe e vlerësoi dhuratën e bërë”, mbishkroi në fotografi nëna.

“Nuk mendoja se do të marrë kaq shumë urrejtje. Më vjen keq për të gjithë ata që nuk ishin në gjendje të ishin të hapur me fëmijët e tyre”, vazhdoi tutje ajo.

Djali tha se mendonte se ishte një gjë e mirë që nëna e tij dëshironte që ai të ishte përgjegjës kur të vinte koha që adoleshenti të kryente marrëdhënie seksuale. /Lajmi.net/