Katy Perry do të performojë në mbrëmjen e Super Bowl

Katy Perry është përzgjedhur të performojë në finalen e madhe të futbollit amerikan, ajo që njihet si Super Bowl.

ShowBiz

10/10/2014 20:41

Sipas shumë raportimeve, pop ylli Katy Perry është ajo që është përzgjedhur të performojë në shoun që zhvillohet pas përfundimit të pjesës së parë të finales së futbollit amerikan, Super Bowl.

Më herët është lajmëruar se këtë vit zgjedhja do të bëhej mes Katy Perry, Rihanna dhe Coldplay, por duket se Katy ka dalur triumfuesja.

Katy Perry nuk ka pranuar të paguajë ndonjë shumë parash për të marrë pjesë, pasi Wall Street Journal ka shpalosur se këtë herë artistët duhet të paguajnë për të qenë në gjendje të këndojnë, gjë që nuk ka ndodhur më parë.

Poashtu, asnjëherë artistët nuk janë paguar për të performuar, por vetë reklamimi dhe performanca e tyre gjithmonë i ka ndihmuar në shitje të albumeve, biletave e mbledhje të fansave.

Vitin e kaluar Bruno Mars ka qenë një sukses u vërtetë gjatë performimit 15 minutësh dhe menjëherë pas asaj ai ka lajmëruar turneun e tij, për të cilin ka shitur të gjitha biletat për çdo koncert në kohë rekorde.

Këtë herë Super Bowl XLIX do të mbahet më 1 shkurt 2015 në Arizona të Shteteve të Bashkuara.