“Katrahurës” në Podujevë i shtohet edhe goli i Pefqelit – Malisheva e thellon epërsinë 3-0 ndaj Vushtrrisë

Malisheva e ka thelluar epërsinë ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e barazhit për t’u futur në Superligë.

Sport

28/05/2022 18:00

Ishte Pefqeli ai që e shënoi golin e tretë ndaj vushtrriasve për t’i rritur edhe më shumë shanset e skuadrës së tij që të mbesë në Superligë.

Pefqeli e shënoi golin e dytë personal në minutat shtesë të takimit, për t’ia dhënë një shuplakë të fortë Vushtrrisë.

Ndeshja u përcoll me incidente të ndryshme, ku tifozët e Vushtrrisë, në shenjë revolte, filluan t’i dëmtojnë ulëset e stadiumit dhe i hodhën në fushë.

Si shkas i kësaj ndërprerje, janë dhënë 17 minuta shtesë, në mënyrë që minutat e humbura të kompensohen. /Lajmi.net/