Katie Bouman, gruaja që mundësoi fotografinë e parë të vrimës së zezë

Një shkencëtare 29-vjeçare ka marrë lëvdata pasi ndihmoi në zhvillimin e algoritmit që krijoi imazhin e parë të një vrime të zezë.

Fun

11/04/2019 14:53

Katie Bouman udhëhoqi zhvillimin e një programi kompjuterik që bëri të mundur zbulimin e madh, transmeton lajmi.net.

Fotografia e shquar, duke treguar një halo pluhuri dhe gazi 500 milionë trilionë km nga Toka, u lansua të mërkurën.

Për Dr Bouman, krijimi saj tij ishte realizimi i një përpjekjeje që më parë mendohej e pamundur.

Ekskluzivisht, Dr. Bouman ishte fotografuar duke ngarkuar imazhin në laptopin e saj, për ta ndarë me botën.

“Duke mos iu besuar syve. Imazhi i parë që kam realizuar ndonjëherë nga një vrimë e zezë, ishte në proces të rindërtimit”, shkruante ajo në mbishkrim në një postim në Facebook.

Ajo filloi të bënte algoritmin tri vite më parë, ndërsa ishte një studente e diplomuar në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT).

Atje, ajo udhëhoqi projektin, e ndihmuar nga një ekip nga Laboratori i Shkencave Kompjuterike dhe Inteligjencës Artificiale të MIT-it, Qendra Harvard-Smithsonian për Astrofizikë dhe Observator i Haystack MIT.

Dr Bouman, tani një asistent profesoreshë e informatikës dhe shkencave matematikore në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, insistoi që ekipi që e ndihmoi mirënjohje po aq sa vetë zbuluesja. /Lajmi.net/