Katër të vrarë në përleshje në burgun afgan

Zyrtarët afganë njoftuan se katër vetë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit të të burgosurve kundër policëve në një burg në pjesën veriore të Afganistanit.

Bota

08/03/2015 11:42

Dhuna ndodhi të dielën derisa oficerët e policisë ishin në kërkim për thika dhe artikuj të tjerë të palejuar, raporton REL.

Shefi lokal policor, Faqir Mohammad Jauzjani tha se të burgosurit në provincën Jovzjan, i sulmuan policët brenda qelisë së burgut.

“Ata i vranë të tre oficerët, me thika ose duke i shfrytëzuar armët e policëve”, tha Jauzjani, duke shpjeguar se më pas të burgosurit i sulmuan rojet e burgut.

Gjatë luftimeve është vrarë një i burgosur dhe 10 të tjerë janë plagosur.

“Kryengritësit ishin luftëtarë talibanë”, tha Jauzjani dhe ka shtuar se konsideron që ky ishte “një konspiracion për ikje nga burgu”.