Katër të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Katër persona janë lënduar në një aksident në Prishtinë.

Lajme

19/06/2019 18:40

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, në Prishtinë, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, në Prishtinë. Ne aksident kanë qenë dy automjete të përfshira, ku janë lënduar 4 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/