Katër të lënduar në Bogë, pasi një motor bore u përplas me një shtyllë elektrike

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot pasdite në fshatin Bogë të Rugovës. Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, aksidenti ndodhi pasi një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike duke shkaktuar lëndimin e katër personave. “Policia është në vendin e…

Lajme

25/01/2026 15:42

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot pasdite në fshatin Bogë të Rugovës.

Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, aksidenti ndodhi pasi një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike duke shkaktuar lëndimin e katër personave.

“Policia është në vendin e ngjarjes”, tha tutje Rugova.