Katër shkallat e rritjes së fëmijëve sipas përshkrimit tibetian

Njerëzit në Tibet janë të durueshëm, të mençur dhe kanë pikëpamjet e tyre për jetën.

Lifestyle

07/04/2018 14:04

Kështu që, një ‘përshkrim tibetian’ për rritjen e fëmijëve është i nevojshëm ta dimë të gjithë, shkruan lajmi.net

Ndihmon në rritjen e mirë të fëmijëve, vetë-vendosjen për mendimet e tyre dhe respektimin që kanë për prindër.

Sipas lirisë tibetiane, këto janë katër gradat ku kalon një fëmijë:

Deri në pesë vjeç:

Fëmija deri në moshën pesë vjeçare konsiderohet ‘mbret, ose mbretëreshë.’ Në këtë moshë fëmijët janë kurioz, aktiv dhe janë të gatshëm të eksplorojnë botën. Pasi që ata nuk kanë përvojë, nuk kanë konkluzione logjike që mund t’i nxjerrin.

Pra nëse ata bëjnë diçka të gabuar ose të rrezikshme, ju duhet të fokusoni vëmendjen e tyre dikur tjetër. Emocionet janë gjuha që fëmijët e kuptojnë në këtë periodë.

Mosha nga pesë deri në dhjetë vjeç: 

Gjatë kësaj periudhe, fëmijët duhet t’u flasin fëmijëve sikur ata janë ‘skllevër.’

Por natyrisht, nuk duhet të jeni të dhunshëm. Në këtë kohë jetësore, inteligjenca dhe të menduarit logjik janë në zhvillim dhe janë bazë e formimit të personalitetit të tyre të ardhshëm, transmeton lajmi.net

Është e rëndësishme që të paraqitni detyra të ndryshme për fëmijën tuaj, dhe të kontrolloni mënyrën se si ata i kryejnë ato, mësoni fëmijët tuaj të jenë gati për pasojat që shkaktohen në rast të mos arritjes së qëllimit të tyre.

Pra, fëmijët në këtë moshë duhet të fillojnë të mësojnë të jenë përgjegjës për veprimet e tyre. Mos u frikësoni t’i jepni shumë detyra fëmijëve tuaj në këtë kohë, kështu që ata do të jenë të gatshëm të mësojnë.

Nga dhjetë deri në 15 vjeç:

Në këtë moshë, është e rëndësishme të flisni me fëmijët tuaj sikurse jeni të barabartë. E dini se ju keni më shumë përvojë dhe njohuri, por fëmijët duhet të jenë të aftë të ju tregojnë se çfarë mendojnë, pra të ndajnë mendimet e tyre me ju.

Ndihmoni për këtë gjë: pyetni ata për këshilla dhe zgjoni tek ta ndjenjën e pavarësisë. Është e rëndësishme poashtu të jepni këshilla, jo urdhëra, sepse kjo është mosha e formimit të pavarësisë së mendimit.

Mbi 15 vjeç: 

Nga kjo kohë, personaliteti i fëmijës është plotësisht i formuar. Është e rëndësishme që ju ta respektoni atë. Ju mund të jepni këshilla, por jo t’i mësoni çfarë të bëjnë. Ju do të shihni rezultatet e veprimeve tuaja: fëmija është i pavarur, i vetë-mjaftueshëm, dhe ata i respektojnë prindërit dhe çdokënd tjetër. /Lajmi.net/