Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Klinë, Gjakovë e Rahovec. Rastet e raportuara: Lipjan  04.03.2026-19:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti…

Lajme

05/03/2026 08:32

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Klinë, Gjakovë e Rahovec.

Rastet e raportuara:

Lipjan  04.03.2026-19:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Klinë 03.03.2026. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në shtëpinë e të dyshuarit është konfiskuar një revole me 5 fishekë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 Gjakovë  26.02.2026, 14:00. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rahovec 04.03.2026, 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.