Katar 2022: E para ndeshje që shkon në vazhdime, Kroacia dhe Japonia nuk gjejnë fituesin në kohën e rregullt

Kanë përfunduar 90 minutat e rregullta të ndeshjes Japoni – Kroaci. Kombëtarja e Japonisë dhe ajo e Kroacisë nuk kanë arritur të tregojnë fituesen e biletës për çerekfinale, shkruan lajmi.net. Loja ishte tejet e balancuar, me të dyja skuadrat që gjetën nga një gol e krijuan edhe raste të mira shënimi. Ishte fillimisht Japonia që…

Sport

05/12/2022 17:52

Kanë përfunduar 90 minutat e rregullta të ndeshjes Japoni – Kroaci.

Kombëtarja e Japonisë dhe ajo e Kroacisë nuk kanë arritur të tregojnë fituesen e biletës për çerekfinale, shkruan lajmi.net.

Loja ishte tejet e balancuar, me të dyja skuadrat që gjetën nga një gol e krijuan edhe raste të mira shënimi.

Ishte fillimisht Japonia që kaloi në epërsi me golin e minutës së 43’, me anë të Maeda.

Reagimi i Kroacisë erdhi në fillimin e pjesës së parë, kur Ivan Perisic dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 55’.

Deri në fund, të dyja kombëtaret patën raste të mira, por nuk arritën të gjenin më portën. Tani, gjithçka do të përcaktohet pas vazhdimeve. /Lajmi.net/