Kastrati i PDK-së e quan Qeverinë hajna, ndërsa Kurtin kryehajn

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, thotë se pushteti po mundohet ta kamuflojë të vërtetën më rrena, sa i përket kontratave njëburimore. Ai ka thënë se kjo Qeveri të fascinon se si mundohen me kamufluar të vërtetën me rrena, derisa i quan hajna dhe Kurtin kryehajn. “Ma kujtoni atë fabulën e derrit me lëkurën e qengjit.…

Lajme

28/03/2024 11:52

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, thotë se pushteti po mundohet ta kamuflojë të vërtetën më rrena, sa i përket kontratave njëburimore.

Ai ka thënë se kjo Qeveri të fascinon se si mundohen me kamufluar të vërtetën me rrena, derisa i quan hajna dhe Kurtin kryehajn.

“Ma kujtoni atë fabulën e derrit me lëkurën e qengjit. Kur hin derri me ia vjedh ushqimin qengjave në stallë, dhe e qet një qebe përmbi për mos me u vërejtë, po ai nuk mundet turinjtë me i mlu se i duhet me i shti turinjtë të jashtqitja e vetë dhe pastaj detektohet që është hajni. Edhe ju e keni fytyrën e hajnave, pra kot mundoheni me u mbulu, ju mbeteni hajna. A keni faj që rreni kështu jo, sepse e keni këtu model kryerrencin, kryehajnin sepse kryehajni me pas pase ndonjë olimpiadë për hajni, e kish zanë vendin e parë”, tha Kastrati.