Kartoni i kuq në ndeshjen, Kosovë – Maltë

22:14 | 11 Tetor 2018

Kosova është duke fituar ndaj Maltës në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës është duke fituar me rezultat, 2:1, ndaj Maltës, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton “lajmi.net”.

Malta ka mbetur me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Mifsud është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 70’.

Lojtari maltez kishte edhe një karton të verdhë, e që ky ishte kartoni i dytë i verdhë për të. /Lajmi.net/