Kartoni i kuq ndaj Evertonit – Mësohet se me sa ndeshje është dënuar Arne Slot
Liga Premier ka marrë vendim zyrtar për trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot – pas përplasjeses që kishte me gjyqtarin Michael Oliver kur përfundoi ndeshja Everton-Liverpool. Në derbin e zhvilluar në mesjavë, dy skuadrat morën vetëm nga një pikë, pasi ndeshja përfundoi 2-2. Gjyqtari i ndeshjes, Michael Oliver, i tregoi Slot një karton të kuq për…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/arne-slot.jpg)
Sport
Liga Premier ka marrë vendim zyrtar për trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot – pas përplasjeses që kishte me gjyqtarin Michael Oliver kur përfundoi ndeshja Everton-Liverpool.
Në derbin e zhvilluar në mesjavë, dy skuadrat morën vetëm nga një pikë, pasi ndeshja përfundoi 2-2.
Gjyqtari i ndeshjes, Michael Oliver, i tregoi Slot një karton të kuq për “gjuhë agresive, ofenduese dhe poshtëruese”.
Kështu, Slot nuk do të lejohet të jetë në stolin e Liverpoolit në ndeshjet në shtëpi kundër Wolverhampton Wanderers dhe Aston Villa.
Ky ishte përjashtimi i dytë i trajnerit holandez këtë sezon, ai gjithashtu mori një karton të kuq kundër Fulhamit dhe më pas u ndëshkua me një ndeshje ndalim nga drejtimi i ekipit.
Asistenti i Slot, Sipke Hulshoff, mori gjithashtu një karton të kuq për përfshirjen e tij në kaosin që pasoi pas përfundimit të takimit.