Kartoni i kuq i kushton shumë Felixit, do jetë jashtë për 30 ditë
Transferimit më të ri të Chelseat, Joao Felix do t’i duhet të pres të paktën 30 ditë për të luajtur përsëri për “Blutë” e Londrës, pasi u përjashtua me karton të kuq për ndërhyrjen e rrezikshme në humbjen kundër Fulhamit mbrëmë. Chelsea i pagoi afro 11 milionë euro Atletico Madridit për Felixin, i cili është…
Sport
Transferimit më të ri të Chelseat, Joao Felix do t’i duhet të pres të paktën 30 ditë për të luajtur përsëri për “Blutë” e Londrës, pasi u përjashtua me karton të kuq për ndërhyrjen e rrezikshme në humbjen kundër Fulhamit mbrëmë.
Chelsea i pagoi afro 11 milionë euro Atletico Madridit për Felixin, i cili është nën kontratë me klubin e La Ligas deri në vitin 2027, në një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit, transmeton lajmi.net.
Pas zyrtarizimit të Felix të mërkurën, trajneri i Chelseat, Graham Potter menjëherë e vendosi yllin portugez në formacionin e tij startues.
Sidoqoftë, debutimi i portugezit tek londinezët u shndërrua në makth pasi që u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen e tij të rrezikshme ndaj mbrojtësit të Fulhamit, Kenny Tete në pjesën e dytë të ndeshjes.
Sipas medieve angleze 23 vjeçari tani përballet me një suspendim prej tre ndeshjeve, që do të thotë se do jetë jashtë për 30 ditët e ardhshme.
Si pasojë e kartonit të kuq, Felix do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Chelseat në Premier Ligë kundër Crystal Palace, Liverpool dhe Fulham.
Paraqitja e radhës e Felix për Chelsean mund të jetë më 11 shkurt, ku skuadra e Potter udhëton drejt stadiumit “London” për përballjen me West Hamin në Premier Ligë./Lajmi.net/