“Karta e mundësisë” – Çka u mundëson kjo qytetarëve të Kosovës nga 1 qershori

“Karta e mundësisë” është një nga lehtësimet që i janë bërë qytetarëve të Kosovës por edhe gjithë Ballkanit Perëndimor për punësim në Gjermani. Kjo kartë i jepet kujt do që mund të dëshmoj se ka ndonjë kualifikim për punë e cila njihet edhe në Gjermani. “Karta e mundësisë funksionon përmes një sistemi pikësh, të cilat…

Lajme

17/07/2024 19:48

“Karta e mundësisë” është një nga lehtësimet që i janë bërë qytetarëve të Kosovës por edhe gjithë Ballkanit Perëndimor për punësim në Gjermani.

Kjo kartë i jepet kujt do që mund të dëshmoj se ka ndonjë kualifikim për punë e cila njihet edhe në Gjermani.

“Karta e mundësisë funksionon përmes një sistemi pikësh, të cilat mblidhen nga kualifikimi, gjuha dhe mosha e që një person të mund ta marrë këtë kartë duhet të ketë më së paku 6 pikë.

Gazetari Bahri Cani ka thënë për lajmi.net se kjo kartë është një dokument që mundëson ardhjen e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani me qëllim për të kërkuar punë për rreth një viti.

“Kjo kartë është një lloj si vize pune ose mundësi për punë që jepet për afat një vjeçar por jepet mundësia që të zgjatet sepse kjo kartë shërben edhe për përgatitjen profesionale”, ka thënë Cani.

Video: