Karikaturistët karikaturizojnë karikaturat edhe sivjet në festivalin ndërkombëtar
Karikaturistët do të karikaturizojnë edhe sivjet në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturave në Kosovë.
ShowBiz
Konkursi për festival është hapur më 26 gusht, ndërkaq do të mbyllet më 15 tetor, thuhet në një njoftim për media nga shoqata “KrAgiKozvak”, transmeton lajmi.net
Ndërkaq, në muajin nëntor do të mbahet ekspozita ku edhe do të ndahen shpërblimet.
Njoftimi i plotë:
Lënda: Njoftim për organizimin e Festivalit të Dytë Ndërkombëtar të Karikaturës në Kosovë
Tema e festivalit: “ Njerëzit dhe Teknologjia”
Shoqata “KrAgiKozvak Karikatura dhe Arti i Kosovës” njofton se ka filluar organizimin e Festivalit të Dytë Ndërkombëtar të Karikaturave në Kosovë. Konkursi i festivalit është hapur me datën 26.08.2016 dhe do të zgjat deri më 15.10.2016 ku të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë karikaturistët nga të gjitha vendet e botës. Eventi i ndarjes së shpërblimeve dhe ekspozita e karikaturave të këtij festivali është paraparë të mbahet në mes të muajit nëntor 2016 në Kosovë. Po ashtu për shkak se Shoqata “KrAgiKozvak” është themeluar në bashkëpunim me Shoqatën “Kozvak Kozan” nga Adana në Turqi do të mbahet edhe eventi i dytë në Adana në fillim të muajit Dhjetor.
Bashkëpunimi me “Kozvak Kozan” është bërë poashtu me qëllim të vllazërimit të këtyre dy qyteteve ku poashtu të dyja kanë numrin e qytetit 01. Projekti i rradhës i paraparë të mbahet gjatë muajit Maj 2017 ka të bëjë me Festivalin për fëmijë ku do të hapet një konkurs karikaturash me temën Komunikacioni. Fituesi i Prishtinës do të shkoj në Adana në një event special për fëmijë kurse fituesi i Adanas do të vijë në Prishtinë në datën 1 Qershor pikërisht në ditën Botërore të fëmijëve. /lajmi.net