Karateisti entuziast merr çmimin Darvin për hedhje në kafazin e luanëve, pas vdekjes
Kur mësuesi I karates përfundoi kursin duke i thënë ‘’ti je mjaftueshëm i fortë për të vrarë kafshë me duart e tua,’’ njëri nga studentët i mori seriozisht fjalët e tij.
Fun
32 vjeçari Ellie hyri Brenda kopshtit zoologjik të Melbournit në mes të natës dhe shkoi drejt në kafazin e luanëve. Ai ishte i bindur se kishte aftësi marramendëse me karate por kishte harruar se kush ishte mbreti i botës së kafshëve, transmeton lajmi.net
Është e kotë të thuhet se përfundimi nuk ka qenë i mirë për të. Kujdestarët e kopshtit zoologjik i gjetën vetëm duart e tij, mjaftueshëm sa për të kuptuar identitetin.
Për nder të këtij akti të guximshëm, atij iu dha çmimi Darvin pas vdekjes. /Lajmi.net/