Karantina e ndryshon David Beckhamin, fansat të shqetësuar pas këtyre fotove

David Beckham u fotografua nga paparacët teksa kishte dalur për blerje.

ShowBiz

12/05/2020 17:32

David Beckham bashkë me gruan Victoria dhe fëmijët, tash e sa javë po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, shkruan lajmi.net.

Ish-futbollisti së fundi u fotografua nga paparacët teksa kishte dalur për blerje bashkë me vajzën Harper.

David dukej krejtësisht ndryshe, madje fotografitë shqetësuan fansat për shkak se dukej më i lodhur e i dobësuar.

Por, një detaj tjetër që të bie në sy janë flokët, të cilat duket se i kanë rënë pas mbjelljes që ua kishte bërë kohë më parë.

Megjithatë, futbollisti nuk ka deklaruar publikisht se ka ndonjë problem me shëndetin. /Lajmi.net/