Kapet ushtari rus i dyshuar për vrasje të një familje
Ushtarët rusë kanë arrestuar në Armeni një pjesëtar të saj, i cili dyshohet se ka vrarë gjashtë anëtarë të një familjeje.
Bota
Komanda e policisë kufitare të Rusisë ka deklaruar se pas një hetimi të madh në gjithë vendin, ushtari është kapur të martën derisa ka dashur të kalojë nga Armenia për në Turqi.
Zyrtarët armenë kanë deklaruar se ushtari, Valerij Permjakov, i cili ka shërbyer në bazën ruse në Armeni, ka dezertuar nga njësia e tij dhe është i dyshuari kryesor për vrasjen e gjashtë anëtarëve të një familje në shtëpinë e tyre në qytetin Gimur, të hënën në mëngjes.
Masakrës i ka shpëtuar një foshnje gjashtë muajsh, e cila mori lëndime nga thika.
Kallashnikovi është gjetur në shtëpinë e viktimave së bashku me çizmet e të dyshuarit në të cilat ishte shkruar edhe emri i tij.
Rusia ka dërguar ngushëllime dhe ka ofruar ndihmë në zbardhjen e rastit. (KosovaPress)