Kapet një person për grabitje në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet F.M. në Prizren, nën dyshimet se së bashku me dy persona të tjerë, kishin sulmuar dje fizikisht një 35-vjeçar, të cilit me këtë rast i kishin grabitur dy telefona mobilë dhe para të gatshme prej 75 eurosh. Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar, i cili…

Lajme

10/10/2024 22:05

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet F.M. në Prizren, nën dyshimet se së bashku me dy persona të tjerë, kishin sulmuar dje fizikisht një 35-vjeçar, të cilit me këtë rast i kishin grabitur dy telefona mobilë dhe para të gatshme prej 75 eurosh.

Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar, i cili ka vendosur masën 48 orë ndalim për të dyshuarin F.M.

Ndërsa dy dyshuarit tjerë janë duke kërkuar nga hetuesit policorë të Stacionit Policor të Prizrenit.