Kapet në flagrancë 29-vjeçari që u vidhte para turistëve në Sarandë
Një 29-vjeçar është arrestuar në Sarandë, nën dyshimin se vidhte para nga çantat e lëna në automjete. Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se i dyshuari u kap në flagrancë më 19 qershor në lagjen nr. 1, Sarandë, pasi kishte vjedhur një shumë parash nga një automjet. “Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas,…

Lajme
Një 29-vjeçar është arrestuar në Sarandë, nën dyshimin se vidhte para nga çantat e lëna në automjete.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se i dyshuari u kap në flagrancë më 19 qershor në lagjen nr. 1, Sarandë, pasi kishte vjedhur një shumë parash nga një automjet.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 18.06.2025, në të njëjtën lagje, ka vjedhur një shumë prej 114 000 lekësh nga një automjet tjetër”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
29-vjeçari, sipas policisë, kryesisht synonte çantat e lëna në automjetet e turistëve, duke marrë prej tyre vetëm vlerat monetare dhe sendet me vlerë.
Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.