Kapet me drogë e armë, pranga shqiptarit në Janinë

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke në kufirin greko-shqiptar pasi është kapur me lëndë narkotike dhe armë në makinë.

Lajme

30/03/2017 11:05

Gjatë kontrollit të mjetit në fshatin Mazaraki policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 43 kg 800 gram marijuane, 1 pistoletë dhe 1 thikë, shkruan Lapsi.al.

Në pranga u vu drejtuesi i mjetit, një shqiptar rreth 30 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Dyshohet se shqiptari ka hyrë nga pika e kalimit kufitar mes Greqisë dhe Shqipërisë.