Kapësit e gjarpërinjve tentojnë ta shpëtojnë pitonin e rrezikshëm, ja ç’ndodh më pas

Një ekipë e përbërë nga kapësit e gjarpërinjve shpëtuan një gjarpër të llojit piton, femër, së bashku me vezët e saj.

Fun

16/09/2019 13:51

Pamjet e momentit të shpëtimit janë publikuar në faqen zyrtare të ‘Daily Mail Video’ në Facebook, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, gjarpri 4-metërsh vazhdon t’i mbrojë me ngulm më shumë se 40 vezët e saj, duke mos i lënë që ekipi shpëtues të afrohet.

Pavarësisht peripecive të shumta dhe detyrës së rrezikshme me të cilën kanë ngarkuar vetën kapësit e gjarpërinjve, ata arrijnë ta largojnë nga strofulla gjarprin dhe ta ndajnë nga vezët.

Gjarpërinjtë janë ndryshe nga gjitarët e tjerë për sa i përket lidhshmërisë ndaj të vegjëlve, ngase nuk ndjejnë ndonjë lidhje emocionale me ta. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/DailyMailVideo/videos/310676743100342/