Kapen tinëz pamjet e para të super-veturës ‘C8 Corvette’

13:29 | 16 Korrik 2019

Dy ditë përpara se të lansohet modeli i ri ‘C8 Corvette’ i kompanisë prodhuese të automobilave ‘Chevrolet’, është lansuar një video që tregon pamjen e tyre.

E siguruar tinëz, videoja shfaqë prototipet e modelit të ri të kompanisë popullore të veturave, duke u testuar rrugëve, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht se janë publikuar qindra video dhe fotografi që krijojnë një ide për ‘C8 Corvette’, pamjet e reja japin një detaj të panjohur më parë – atë të boshtit të gomave, të ndërtuar nga alumini.

Sidoqoftë, makina do të zbulohet më 18 korrik në Tustin të Kalifornisë. /Lajmi.net/