Kapen mbi 1700 paketime me barna pa banderolë në barnatoret e Pejës

Në qytetin e Pejës janë konfiskuar një sasi e madhe barnash pa banderolë.

Lajme

25/05/2019 10:22

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë kontrolluar barnatoret në Pejë, shkruan lajmi.net.

Gjatë kontrollit të barnatoreve atje, janë gjetur dhe konfiskuar 1724 paketime të llojeve të ndryshme të barnave pa banderolë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe rasti mbetet nën hetime. /Lajmi.net/