Kapen hajnat e veturës, njëri dorëzohet në pikën kufitare me Serbinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimet për vjedhjen e një veture në rrugën “Josip Rela” në Ferizaj. Personat e dyshuar, rreth orës 18:45, më datë 16.10.2024, kishin vjedhur veturën e tipit BMW X6 nga garazhi i një shtëpie duke u larguar në drejtim të panjohur. Pas nisjes së hetimeve, policia më 17…

Lajme

19/10/2024 22:20

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimet për vjedhjen e një veture në rrugën “Josip Rela” në Ferizaj.

Personat e dyshuar, rreth orës 18:45, më datë 16.10.2024, kishin vjedhur veturën e tipit BMW X6 nga garazhi i një shtëpie duke u larguar në drejtim të panjohur.

Pas nisjes së hetimeve, policia më 17 tetor ka identifikuar dhe arrestuar M.H. (51), i cili me vendim të prokurorit ndalohet në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që është identifikuar edhe i dyshuari kryesor, i cili kishte arritur që përmes vendosjes së një palë targave të huaja të largohet në shtetin e Serbisë.

Pas shumë përpjekjeve, hetuesit rajonalë kanë rënë në kontakt me të dyshuarin F.D. (27), i cili sot është dorëzuar në pikën kufitare me Serbinë, ndërsa ka dorëzuar edhe veturën BMW X6 te hetuesit rajonalë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar vetura derisa të përfundojnë procedurat e kthimit te pronari i saj.

Rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë.