Kaos në qytetin e Marseille pak para fillimit të “Euro 2016” (VIDEO)
Dy tifozë të Anglisë janë arrestuar pasi policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë një rrahje masive në qytetin e Marseilles, pak para fillimit të “Euro 2016” me ndeshjen e parë mes Francës dhe Rumanisë në Grupin A.
Sport
Mediat franceze kanë raportuar se përplasja ndodhi mes tifozëve të Kombëtares angleze dhe një grupi të simpatizuesve të ekipit nga Ligue 1, Olympique Marseille.